Moderatorja e “Hangover”, Roza Lati ka treguar më herët se është duke dalë me dikë, por së fundmi ajo gjatë një videoje ‘live’ me fansat, ka bërë një deklaratë aspak të këndshme për të dashurin.
"Po dal me dikë, e kam thënë por ka diçka që nuk më pëlqen tek ky djalë. Duket se ai më sheh si Roza Lati, shoqërohet me mua që të bëjë një check in, të duket që është ulur në kafe me mua. Nuk sheh atë Rozën e thjeshtë, atë që unë jam në të vërtetë", ka përfunduar moderatorja e zhgënjyer./intv/