Kreu i PD-së Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se gjatë këtyre katër viteve, Rama ka destabilizuar vendin. Ai ripërsëriti akuzohet ndaj kreut të ekzekutivit se qëllimi i tij është që të diktojë zgjidhjet me paratë e krimit dhe drogës.
Basha tha se Rama krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin e Vangjush Dakon, ndërsa ai vetë ka krenari kur pi kafe me akademikun e njohur Artan Fugën dhe shokët e tij.
“Edi Rama ka disa ditë që flet për destabilizimin e Shqipërisë. Edi Rama e destabilizoi Shqipërinë në themele në këto 4 vite.
Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë, në krye të bashkisë, në Policinë e Shtetit, në krye të institucioneve, kush i solli Eskobarët, kush e mbolli Shqipërinë me drogë nga jugu në veri. Edi Rama me ushtrinë e tij të krimit, me batalionin e tij të krimit me të cilin sundoi Shqipërinë. I solli kriminelët, mbushi Shqipërinë me drogë, prishi çdo palë zgjedhje që pati në dorë, që nga Korça.
Unë kam krenari kur pi një kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij. Ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin me Klement Ndonin dhe me Gjushin. Kur OSBE-ODIHR që me këto zgjedhje ke shkatërruar besimin e shqiptarëve në procesin elektoral, çfarë bëri, e mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart edhe në zgjedhjet në Kolonjë. Edi Rama ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Projekti i tij politik ishte dhe mbetet shkatërrimi i zgjedhjeve. Ky është projekti, këtë ka bërë 4 vite më parë. Ka destabilizuar Shqipërinë”.





