Deputetja Majlinda Bregu ishte mjaft kritike dje ndaj liderit të opozites, Lulzim Basha, lidhur me qëndrimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet farse, siç i quan ai të 18 Qershorit.

Kritikat të cilat Bregu i shprehu në mbledhjen e grupit, i bëri të ditura edhe para mediave.

“Kam frikë se në mos u shpiktë ndonjë jetë politike në Mars, dalja ose vazhdimi i luftës apo mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD-në më të madhe dhe nuk mund të hesht dot e të mos e them këtë shqetësim që kam sot”, tha ndër të tjera Bregu.

Por teksa ish-ministrja e Integrimit po fliste per mediat, deputetja Albina Deda, një përkrahëse e linjës së ashpër në PD, ka kaluar aty fare pranë dhe pasi dëgjoi kritikat e Bregut, ngriti dy gishtat lart, raporton “Panorama”.