Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka uruar presidentin e ri të Frances, Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet përballë kandidates ekstremiste Le Pen.
Sipas tij, fitorja e Macron, nuk është vetëm një lajm i mirë për Francën e Europën, por edhe për Shqipërinë.
“Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”, shkruan Bushati në një status në Facebook.
Emmanuel Macron në bazë të ekzitpolleve të para, ka fituar me më shumë se 65% të votave, ndërsa Le Pen ka pranuar humbjen në një konferencë për shtyp.





