Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur postimet e tij ironike për protestën e opozitës.
Në postimin e fundit në “Facebook” këtë të diel, është bërë fotomontazh lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili qëndron i vetëm në një çadër të vogël e zhvendosur në Kavajë, i thinjur, me mjekër e ndërsa viti shënon 2046.
Ky është ndoshta dhe një mesazh për kryedemokratin Basha, i cili ka deklaruar se çadra do të qëndrojë deri sa të bëhet e mundur qeveria teknike dhe largimi i Ramës si kryeministër.
Rama me këtë foto lë të kuptohet se 2 kushtet e Bashës janë të pa realizueshme, e për këtë arsye ai do të vijojë të qëndrojë në çadër edhe për shumë vite, por që askush nuk do e mbështesë më në këtë rrugëtim.





