Arbana Osmani ka qenë në qendër të vëmendjes javën që po lëmë pas për shkak të veshjes që kishte të shtunën e kaluar në emision.

Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër dhe mjaft seksi, por natën e kaluar ka vendosur që të veshë një kostum, me një arsye.

"Kam vendosur të vishem serioze, pasi jam nënë dhe gati 34-vjeç, nuk duhet të vesh më minifunde”, ka thënë ajo për moderatorët Eno Popi dhe Isli Islami.