Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me atentatin që ju bë ish-boksiorit Nelson Hysa, i cili mbeti i plagosur me armë rreth orës 14:30. Ngjarja ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, në momentin kur ish-boksieri do të futej për t'u qethur tek një berber.

Tek “Ura Dervishbeg”, dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar ku njëri prej tyre e ka qëlluar njëherë me Pistoletë në pjesën fundore të barkut dhe janë larguar menjëherë.

Nelson Hysa për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri Pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, thotë policia në një njoftim zyrtar.

Boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend. Ai është shpallur 10 herë kampion i Shqipërisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmë-profesioniste WSV.