Zbulohen letrat e dorëheqjeve nga gara e dy kandidatëve që do ballafaqoheshin nesër për Bashkinë e Kavajës.
“Panorama” publikon letrat dhe raporton se të dy kandidatët janë deklaruar zyrtyarisht, pak pasi kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht vendimin e marrë për tërheqjen nga zgjedhjet për Kavajën.
Kandidati i PS-së:
Klodian Shehi përmes letrës shkruan se respekton vendimin e kryeministrit dhe iu drejtua KQZ me një kerkese ku sqaron arsyet e doreheqjes.
‘Duke mos dashur që kandidatura ime të dëmtoje në çfarëdo mënyre qytetin tim apo bashkëqytetarët e mi, deklaroj se tërhiqem me vullnetin tim të plotë nga procesi zgjedhor aktual për bashkine e Kavajës”- shkruan Klodian Shehi në kërkesë.
Kandidati i pavarur:
Ndërkohe që kandidati Astrit Haka, po përmes kësaj letre, siguruar nga “Panorama” jep arsyet e tërheqjes në këtë mënyre:
“Jap doreheqjen nga kandidimi si kandidat për kryetar bashkise, për arsye se nuk e dëshiroj aspak destabilizimin e gjendjes politike, e cila shkon drejtpërdrejtë në dëm të qytetarëve të Kavajës”.
Shtyrja e zgjedhjeve, reagon kandidati i PS-së në Kavajë: Do të bëj…
Kandidati i PS-së për zgjedhjet në Kavajë ka folur pas vendimit që mori kryeministri për shtyrjen e zgjedhjeve në këtë qytet. Klodian Shehi është shprehur se do të bëjë më të mirën për qytetin e tij.
‘I privilegjuar për kandidimin në Kavajë. Falënderoj qytetarët e Kavajës për mbështetjen”,- ka thënë Shehi.





