Pasi kryeministri Edi Rama në një dalje për media deklaroi se do të tërhiqte nga gara kandidatin e tij për zgjedhjet e Kavajës, ka ardhur reagimi i vetë Klodian Shehit, i cili respektoi këtë vendim.

Ndërsa tani ky i fundit me anë të një kërkese drejtuar KQZ 42 në Kavajë, ai ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen duke shpjeguar dhe arsyet.

“Tërhiqem me vullnetin tim nga procesi zgjedhor. Lë të hapur mundësinë për rikandidim” shkruan Shehi në kërkesë.