Ndërsa mendohej që të magjepsnin më shumë, fotot e fundit të Beyonce-s shtatzënë, kanë ngritur disa pikëpyetje për pamjen e këngëtares. Buzët e saj janë shumë të fryra dhe ndoshta sepse Beyonce është një nga qëndrestaret e fundit të pamjes natyrale, apo sepse duket e pakuptimtë që një grua shtatzënë në një periudhë kaq të rëndësishme të merret me ndërhyrje estetike të pakuptimta, reagimet e ndjekësve kanë qenë me të vërtetë të ashpra.
Tashmë, sipas Express, ka ardhur edhe përgjigjja nga stafi i këngëtares.
“A e dini se shpesh gratë enjten apo marrin kilogramë gjatë shtatzënisë? Shpesh ka një ndryshim në qarkullimin e gjakut, gjë që shkakton këtë ndryshim. Pikërisht kjo i ka ndodhur dhe Bey-t”, ka thënë Yvette Noel-Schure.
Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z së shpejti do të bëhen prindër të tre fëmijëve, meqë, pas vajzës Blue Ivy, janë në pritje të binjakëve.