U deshën më shumë se dy vjet, por në fund drejtësia ka shkuar në vend. Që dje, një shqiptar rreth 23 vjeç është pas hekurave të burgut të Sant’Anna-s, ku ai ishte i shoqëruar nga agjentë të skuadrës Flying. I riu ishte kërkuar për krimet e dhunës seksuale, grabitje dhe pranimin e mallrave, fakte që datojnë që në muajt e parë të 2015-s.

Shqiptari u identifikua si personi përgjegjës për përdhunimin e një prostitute me origjinë rumune, ngjarje e ndodhur më 20 janar 2015. Në orën 23:30, i riu ishte afruar me vajzën që punonte si prostitutë në rrugën Emilia Ovest dhe e kishte përdhunuar.

Vajza tregoi se ai i mbante një levë hekuri sipër kokës dhe e detyroi të pranonte gjithçka që ai i kërkonte, duke e kërcënuar. Ajo tregoi gjithashtu se ishte abuzuar, e më pas shqiptari i vodhi edhe çantën me para dhe sende të tjera personale.

Shqiptari ishte gjurmuar dje në orët e para të mëngjesit. Agjentët e skuadrës Flying, pas marrjes së informacionieve, kryen një bastisje në një apartament në Via San Giovanni Bosco, ku edhe e arrestuan.