Ndalohet një person nga Durrësi, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi ishe dënuar me burg për mashtrim.
Specialistët për Krimet bënë të mundur ndalimin e shtetasit A. Kurti 47 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





