Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e një të riu në kërkim, i dënuar për vjedhje.

I ndaluari është F. Thana 20 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.