Karabinierët e Milanos kanë vënë në pranga pesë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e kushërinjve shqiptarë  Alban dhe Agron Lleshaj, ngjarje kjo e ndodhur më 10 nëntor 2016 në Milano.

Mediet italiane nuk i bëjnë ende të ditur emrat e të arrestuarve, por vetëm moshën e tyre, nga 25 dhe 39 vjeç, tre prej të cilëve janë vëllezër.

Dy kushërinjtë Lleshi, 29 dhe 36 vjeç, u ekzekutuan në makinën e tyre.

Sipas rezultateve të hetimeve, vrasja e dyfishtë ka lidhje me kontrollin e territorit mes grupeve kriminale që veprojnë në trafikun e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Autorët janë arrestuar në Altopascio (Lucca), Zafarolo (Rimini) dhe Lier (Belgjikë), ku fshiheshin prej kohësh, pas udhëtimeve të shumta mes Italisë veriore e qendrore, si dhe Shqipërisë e Belgjikës, për t’u arratisur nga policia por dhe nga të afërmit e viktimave, pasi kishin premtuar që do merrnin hak.