Falsifikonin pijet freskuese dhe energjike, policia zbulon punishten ilegale në periferi të Tiranës dhe prangos 34-vjeçarin, Genci Brahysa.
Nga hetimet ka rezultuar se në këtë punishte, prodhohej pija energjike “Dajti” e palicencuar dhe regjistruar, ndërsa ndër produktet e tjera janë zbuluar dhe lëng limoni i falsifikuar, lëng pjepri, lëng pjeshke dhe disa kg produkte kimike që shërbenin për të realizuar produktet.
Në kuadër të operacionit “Dajti”, veç prangosjes së 34-vjeçarit, u shpall në kërkim shtetasi E.M i cili në këtë punishte ilegale të përshtatur kishte funksionin e kimistit që përgatiste formulat e përzierjes, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
U SEKUESTRUAN
– 3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontrabandë)
– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontrabandë)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.





