Dejvis Rrustemaj, personi që mbeti i plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme, në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet është emër i njohur për policinë.

26-vjeçari, më 20 shtator të vitit 2015, së bashku me një person tjetër, shokun e tij Anxhelino Çervanaku, kanë kërcënuar me pistoletë 23-vjeçarin Andi Fisheku, djali i një biznesmeni të naftës. Ky i fundit u kishte marrë atyre 1 mijë euro borxh dhe nuk ua kthente.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mine Peza”, ku Çervenaku dhe Rrustemaj i kishin prerë rrugën 23-vjeçarit duke e kërcënuar se në rast se nuk do kthente paratë ata do ta vrisnin.

Kjo u konfirmua edhe nga policia, sipas të cilës, djali i biznesmenit Iljas Fisheku është kërcënuar me armë nga Dejvis Rustemaj dhe Anxhelino Çervanaku, që u shpallën në kërkim.

Pas plagosjes së sotme, Rustemaj nuk ka identitetin e tij të vërtetë para policisë, ndoshta për t'iu shmangur problematikave me ligjin, pasi rezultonte shtetas në kërkim.