Në aksin rrugor midis Qytetit të Vjetër dhe Qytetit të Ri Bulqizë, ka dalë nga rruga një automjet.
Sipas policise, shtetasi Aurel H, 19 vjeç, duke drejtuar automjetin me targë AA 690 HY, dyshohet se për të shmangur një fëmijë që i ka prerë rrugën, ka devijuar mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Në momentin e daljes nga rruga, ka aksidentuar katër shtetas, ku tre prej tyre ishin fëmijë, të cilët ishin duke lëvizur në trotuar dhe konkretisht:
U.H, K.J, dhe E. B nga 11 vjeç (të tria vajza) si dhe shtetasin Sh. S, 31 vjeç.
Të katër të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është dërguar në spital në Bulqizë për ndihmë mjekësore edhe drejtuesi i mjetit, edhe ky jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.





