Pas dështimit të takimit të parë mes Ramës dhe Bashës, Presidenti Bujar Nishani ka thirrur edhe një herë palët këtë të enjte, për një takim të dytë.
Me ftesë zyrtare, Presidenti Nishani ka lajmëruar se tryeza mes palëve politike do të zhvillohet këtë të enjte në orën 19:00 në Presidencë.
"Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës" shkruhet në njoftimin e Presidencës.
Negociatat e ditës së djeshme rezultuan në moszgjidhjen e krizës politike. Palët kanë qëndruar larg njëra tjerën në kërkesat e tyre.
Kryeministri Rama këtë të enjte ka dalë në një konferencë për shtyp nga ku ka shpjeguar dhe “ofertën” e tij për të arritur në një akord mes palëve.
Dhënien e postit të zv/kryeministrit, ministrit të shtetit për teknologjinë, zv/ministrit të arsimit si dhe zëvëndësve të Ministrive të Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Policisë së Shtetit. Këto kanë qenë postet që Rama ka qenë i gatshëm të lëshojë për opozitën në mënyrë që ajo të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.





