Fëmijët e talentuar të Durrësit, që kanë pasion muzikën dhe instrumentet, janë pjesëmarrës në festivalin “Instumentisti i Vogël”, që zhvillohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve me qëllim nxitjen e talenteve të vegjël në fushën e artit.

Faza e dytë e përzgjedhjes ka nisur në Pallatin e Kulturës, ku fëmijët e 10 shkollave nëntë-vjeçare në Durrës të përzgjedhur nga mësuesit e tyre, kanë konkurruar me njëri- tjetrin në vegla të ndryshme muzikore, para një komisioni specialistësh.

Arjan Plaku organizator i aktiviteteve masive në Durrës, tha se do të përzgjidhen fëmijët më të talentuar për festivalin nga ku do të dalë edhe fituesi në fazën e tretë të tij.  

K.H.