Rrihen me grushte dy të rinj nga Durrësi, policia nis procedimin penal ndaj të dyve.
Ngjarja ka për protagonistë shtetasit E.T. dhe E.P., 23 e 25 vjeç, të dy banues në Durrës.
Një konflikt për motive të dobëta, është bërë shkak që mes dy të rinjve të plasë sherri e të përfundojnë në përleshje. Sipas njoftimit të policisë, ata kanë goditur me grusht njëri-tjetrin.
Incidenti është regjistruar në lagjen nr. 15.
Pas denoncimit të rastit, policia referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





