Si u njoh Ilir Meta me bashkëshorten aktuale Monikën?
Ilir Meta ka rrëfyer në Opinion një detaj shumë interesant të njohjes së tyre por edhe karakterin që ka Monika çka e tërhoqi dhe e tërheq edhe sot
“Takimi me Monikën ka ndodhur në zyrën e Musa Ulqinit. Ishin shumë studentë aty. Ajo ishte më ë vogla, vetëm 17 vjeç. Njëri thoshte do sjell 20 studentë, njëri 30…Monika tha unë të sjell 300. Kur tha unë do sjell 300 të gjithë u habitën, çfarë thotë kjo. Por i solli. Organizoi lënien e shkollës te Petro Nini dhe erdhi.
Mua Monikën më duket sikur e njoh sot. Dhe nuk ka ndryshuar fare që nga ajo kohë. Nuk jam bërë asnjëherë pishman. Të mendosh për sfidat që kam kaluar unë, të kesh një grua që të thotë mos e bëj këtë apo atë… Monika është një frymëzim në momentet të vështira. Ajo mund të ishte cfarëdo sot në Shqipëri sot po të mos ishte bashkëshortja ime.” /opinion.al/