Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka rrëfyer sot një pjesë të jetës së tij me detaje. Ai ka folur në emisionin “Opinion” për rrugëtimin e tij, studimet, ambiciet për të qenë pedagog dhe fëmijërinë.
Meta ka treguar edhe se gjyshja e tij donte t’i vinte emrin Novruz për shkak se ka lindur më 23 mars, por nëna e tij nuk kishte pranuar.
“Kam lindur me 23 mars në Çepan, dhe gjyshja donte të ma vinte emrin Novruz. Po mamaja ime insistoi shumë për emrin Ilir”, tha Meta.