Në galerinë e arteve pamore “ Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është organizuar një ekspozitë e veçantë, e emërtuar “Gavril Priftuli”,  me rreth 117 punime në pikurë dhe 3 në skulpturë, nga nxënës të shkollës së mesme artistike “ Jan Kukuzeli”.

Në të  kanë marrë pjesë edhe disa nxënës të talentuar të shkollës  “Gjergj Kastrioti” dhe “Leonik Tomeo”. Ekspozita u organizua nga shoqata “Të lirë për të udhëtuar – Liberi di viaggiare” në bashkëpunim me bashkinë e qytetit.

Ekspozita u ndoq me vëmendje të madhe nga pjesëmarrësit. Në fund të veprimtarisë u ndanë tre çmime fituese për punimet më të mira. Ekpozita “Gavril Priftuli” është parashikuar të jetë  e përvitshme. 

K.H.