Poetja Mimoza Leskaj, kohët e fundit, sapo ka nxjerrë nga botimi librin me poezi “Njëmijë e një trokitje zemre”, i cili është edhe vëllimi i saj i pestë.
Krijimtaria e saj letrare ka ardhur në rritje, që nga poezia e parë, e shkruar në moshën 10-vjeçare, vëllimi i saj i parë, “Flas me heshtje”, i pasuar nga 3 libra të tjerë me poezi dhe një vëllim me tregime, në të cilat përvijohet një talent që nëpër dallgët e jetës arriti ta ruajë freskinë e mendimit dhe shijen përzgjedhëse të artit të shprehjes poetike.
Këta libra kanë brenda tyre intensitetin e një rinie te kaluar nën persekutimin e shtetit komunist, si familje e deklasuar, ku ëndrrat e moshës ishin të detyruara të shuheshin nën presionin e mokrave te luftës së klasave. Megjithatë, poezitë e Mimozës kanë arritur që të ruajnë ngrohtësinë e komunikimit me njerëzit e saj të dashur dhe lexuesit, të cilët kanë shprehur konsiderata për prurjet e saja letrare.
Mimoza Leskaj shquhet për vargun e saj të veçantë, siç ka pasur të veçantë edhe jetën e saj. Në librin e parë ajo ka përdorur vargun klasik me strofa të rimuara, ndërsa në botimet e tjera ka përdorur teknikën e vargut modern te lirë.
Mimoza Leskaj ka lindur në Shijak. Rrjedh nga një familje e persekutuar, me origjinë nga Tatzati. Ka mbaruar studimet e larta për biznes. Sot jeton me familjen e saj në Peskara te Italisë.
Ndiqni intervistën e saj dhënë për gazetaren e DurrësLajm:
K.H.