Në Odeonin “Nikolin Xhoja” të pallatit të kulturës të Durrësit, është zhvilluar nga shoqata “Pegasi Albania” një konferencë shkencore me pjesëmarrje të studiuesve nga disa vende mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Presidenti i Shoqatës Kristaq Shabani, anëtar i lidhjes së shkrimtarëve të Ohajos, lidhur me këtë veprimtari foli mbi vlerat e konferencave të tilla si dhe për promovimin e bërë gjatë punimeve të librit të autores durrsake Vera Qato, “Jemi të gjithë engjëj”.
Autorja e librit Vera Qato, thotë se libri i saj është gjithëpërfshirës dhe prek tema të ndjeshme të jetës së përditshme si dhe përfshin disa studime shkencore letrare me vlera mbi autorë të ndryshëm.
Në këtë konferencë të shoqatës “Pegasi Albania”, u referuan tema shkencore me vlera studimore mbi zhvillimin e letërsisë shqiptare të kohëve të fundit.