Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare regjisori Jonathan Demme. Ai ishte regjisori i “Silence of the lambs”, me të cilin fitoi çmimin Oscar, “Philadelphia”, “The Manchurian Candidate” dhe i shumë filmave të tjerë.
Ai vuante prej kohësh, thotë një burim pranë familjes së tij dhe tumori në ezofag dhe problemet kardiake i kanë shkaktuar atij vdekjen.
Jonathan kishte që prej 2010 që luftonte me kancerin, pas ndërhyrjeve të vazhdueshme. Shëndeti i tij u përkeqësua në javët e fundit duke i shkaktuar atij vdekjen.
Emri i tij ka qenë gjithmonë i lidhur me “Silence of the lambs”, një film i cili në 1991 e bëri të fitojë pesë çmimet më të rëndësishme të Oscar-it, (filmi, regjia më e mirë, aktori më i mirë protagonist, artistja protagoniste dhe skenografia më e mirë).
Në karrierën e tij të gjatë ai ka punuar më shumë në filma komedie.
Një i pasionuar pas muzikës ai ka punuar edhe në dokumentarë të rëndësishëm muzikor, nga ‘Stop Making Sense’ tek Talking Heads, tek tre vepra mbi Neil Young, deri tek më e fundit për Enzo Avitabile.
Filmi i tij i fundit me metrazh të gjatë ishte ai 2015, ‘Ku kishim mbetur’ me Meryl Streep. Në të njëjtin vit ai ishte president i jurisë ‘Horizonte në Venecia".