Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zyrtari i PPE, David McAllister pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, i janë drejtuar selisë blu.
Për rreth 90 minuta, dy zyrtarët e PPE dhe PE kanë biseduar me kryedemokratin Basha, ndonëse do të jenë minutat në vijim ato që do të përcjellin më shumë informacione rreth këtij takimi.
As nga takimi i dy negociatorëve europianë me Ramën dhe Metën nuk bëhen të ditura detaje rreth propozimeve për të cilat është diskutuar.





