Në klubin e Kulturës dhe Artit “Sigal" të qytetit të Durrësit është promovuar libri i autorit Zyhdi Shehi, “Kavaja, trajtesa historike”, një libër mbi historinë e qytetit, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e vendit në periudha të caktuara historike.
Autori thotë se për këtë libër i është dashur një përvojë 20-vjeçare pune intensive studimore, që është reflektuar në të.
Libri sjell në faqet e tij dokumente historike të qytetit të Kavajës pas vitit 1912 deri në vitin 1944, të marra kryesisht në arkivat qëndrore të vendit.
Studjuesi Meçan Hoxha, në fjalën e tij, vlerësoi prurjet historike të sjella nga studiuesi skrupuloz Shehi duke e konsideruar atë si një nga kontribuesit e shumtë të jetëshkrimit historik të ketij qyteti interesant.
Autori Shehi vlerëson qytetin e Kavajës dhe historinë e tij në momente të caktuara, kur Kavaja ishte një nga 7 qytetet kryesore të vendit tonë.
Librin “Kavaja trajtesa historike” autori ia kushton nipit të vet, Kliti Shehi.
K.H.