Teksa po mbahet protesta e opoiztës e cila ka bllokuar disa akse kryesore rrugore, deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha nga Elbasani se protesta u vendos në dy nyje kryesore dhe kjo për shkak se trafiku filloi të devijohej në rrugë sekondare. Një bllokim u bë në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë dhe një në hyrje të superstradës Elbasan-Durrës.
“Pjesëmarrja është masive, falënderojmë qytetetarët që iu bashkuan protestës. Është faza e dytë e protestës, pas 66 ditë në çadër protesta u përshkallëzua me bllokimin e rrugës. Protesta është paqësore dhe do të vazhdojë të jetë e tillë.
Deri tani nuk kemi pasur provokim dhe shpresojmë që do vazhdojnë të jenë kështu.
Për ta bërë efektive bllokimin e trafikut u detyruam të modifikojmë pozicionimin tonë për shkak se po devijohej trafiku në rrugë sekondare dhe një bllokim e bëmë në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë dhe një në hyrje të superstradës Elbasan-Durrës”, tha Spaho para gazetarëve.





