Mbrëmjen e së shtunës, artdashësit durrsakë patën mundësinë të ndjekin shfaqjen “Arratisje”, të Keti Bashhysës, në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. “Shfaqja zgjat vetëm një natë, sepse një natë nuk harrohet lehtë”,- tha autorja para shfaqjes dhe vërtet spektatorët në sallë huk do ta harrojnë kollaj.
Duhet të kujtojmë se Bashhysa ka ditur të surprizojë publikun me performancat e ndryshme në violinçel, aktrim, këngë e duke guxuar fort edhe në balet.
Me regji të Mimoza Marjanakut, skenografi të mjeshtrit Avni Delvina, kostumografi të Linda Fejzajt, skenar të Ina Gjonçit dhe me pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit Elton Deda, Keti Bashhysa dhuroi një spektakël të vërtetë ditën e shtunë.
Ajo kishte zgjedhur një repertor mjaft të veçantë për t’u "arratisur" me publikun, edhe këtë vit.
K.H.