Analisti Lorenc Vangjeli, njëherësh këshilltar i kreut të LSI-së Ilir Meta, ka bërë një parashikim për fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Vangjeli është shprehur se nëse LSI nuk hyn në zgjedhje me PS-në, atëherë rriten shanset që Basha të futet në zgjedhje.
Sipas Vangjelit, gjithë përpjekja e opozitës ishte që të ndante PS-në dhe LSI-në.
“Kjo është një manovër aritmetike. E majta e bashkuar është në shumicë në Shqipëri. Përjashto ’92, të gjitha rezultatet tregojnë se e majta është në shumicë. Gjthë përpjekja e opozitës ishte në këtë gjë, o i ndante këta të dy, i shikonte këta të dy si një shqiponjë. Po të ishte bërë kjo gjë, që Rama dhe Meta të ishin në sherr me njëri-tjetrin, Basha kishte më shumë shanse të hynte në zgjedhje”, tha Vangjeli.
“Unë besoj që Basha nuk do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pavarësisht asaj që thotë Meta”, tha nga ana tjetër kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari.





