Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte sot në Kukës, ku është takuar më të rinjtë e këtij qytetit, të cilët votojnë për herë të parë.
Më pas, Rama ka shkuar në familjen e Sadri Gjokës, për të drekuar, ku nga aty ai u ka dhënë edhe një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se është lidhur me karrigen e kryeministrin dhe nuk e lëshon dot.
Shefi i mazhorancës theksoi se të jesh kryeministër është përgjegjësi, dhe nuk duhet të shihet thjesht si një post.
“Nuk do pimë alkool tani. Më mirë të jemi të kthjellët. Ja më mirë këtë pijen freskuese. Fitorja nuk na duhet për vete. Fitorja dhe humbja kalon kur je spektator po ne na duhet për të vazhduar punën që bëjmë të gjithë edhe për të përmirësuar vazhdimisht gjërat. Pasi ka shumë për të bërë akoma.
Shumë njerëz bëjnë gabim që e shikojnë këtë punë si karrige. Atë nuk ma ka dhënë as nëna ime, e as e gjeta në rrugë. Kjo karrige është përgjegjësi”, – tha Rama.





