Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi ka deklaruar se ish-deputeti i PS-së në Shkodër Tom Doshi, për zgjedhjet e 18 qershorit, do të jetë në listën e PSD-së.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, Gjinushi tha se Doshi do të kandidojë për deputet në Shkodër në listën e PSD-së.
Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij, ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta. Pas këtyre deklaratave të cilat u konsideruan të rreme, Kryesia e Partisë Socialiste e ka përjashtuar Doshin nga partia.





