“Hije dhe siluete”, ky është titulli i ekspozitës me autore Sara Taganin. Ekspozita në fjalë është hapur dje në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”, në prani të artdashësve të qytetit bregdetar.  

Ekspozita përbëhet nga 25 punime, shumica e të cilave janë nudo. Piktorja Sara Tagani shprehet se këto punë janë realizuar në periudha të ndryshme kohore, falë një impenjimi të vazhdueshëm.  

Tagani thekson se nudoja e ka impresionuar prej vitesh dhe për këtë arsye pak nga pak u bë e mundur hapja e një ekspozite të tillë.

Ekspozita do të jetë e hapur për një javë dhe që në hapjen e saj ajo ka zgjuar një interes të madh, pasi persona të ndryshëm i kanë parë me vëmendje këto punime.

K.H.