Shfaqja teatrale e shkrimtarit dhe karikaturistit Bujar Kapexhiu është duartrokitur gjatë nga publiku durrsak.
Kush mban mend tregun e medieve në fillim të viteve ’90, fenomeni ishte revista erotike “Playboy”. Një ushtarak i rreptë, kolonel, u vendos në kontradiktë me parimet e tij, kur dy djemtë vendosën të botojnë gazetën e asaj kohe, me emrin provokues “Playboy”. Ishte një nga gazetat më të shitura dhe për karikaturistin e shkrimtarin Bujar Kapexhiu ky rast ishte një gjurmë aq e thellë sa e çoi të shkruante një tekst: “General & Playboy”, të posaçëm për skenë teatri, që shfaqet për katër ditë me radhë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Kapexhiu, me mendimin se fenomeni është aktual, e ka ndërtuar vetë edhe regjinë për të shkuar në psikozën e mendësinë që ekziston ende.
Bujar Kapexhiu rrëfen se “General and playboy”, u shkrua fillimisht për t’u realizuar si telefilm dhe për vite u mbyll në sirtar. Për shkak të vështirësive që sot duhet të kalojë një projekt artistik për t’u bërë film, regjisori u dorëzua, por jo plotësisht, duke e sjellë veprën në teatër.
Lënda letrare dhe ajo skenike vijnë bashkë duke pasur në fokus një gjeneral të viteve të para të ardhjes së demokracisë; një kapter nga koha e diktaturës dhe një biznesmen i ardhur nga provinca në kryeqytet. Midis dy ushtarakëve ndihet diferenca arsimore, sidomos me futjen në NATO, që e detyron gjeneralin në moshë, të nisë mësimet për gjuhën angleze, me mësuese private në shtëpi. Kapexhiu ka treguar se shfaqja është realiste dhe nuk shkon jashtë strukturës së tekstit, ndërtuar mbi karaktere, situata dhe raportet mes personazheve.
“Papunësia, mungesa e të ardhurave, pensioni qesharak, goditjet dhe presioni i moralit të ri dhe liberal e transformojnë gjeneralin demodé dhe e detyrojnë të hyjë në rrjedhën e kohës, tashmë i ambalazhuar me koncepte të reja që i përshtaten më së miri ekonomisë së tregut.Nga kundërshtar i ashpër e kategorik i kësaj reviste, ai në fund të komedisë merr përsipër shpërndarjen e kësaj reviste. Në ekonominë e
Shfaqja e Kapexhiut ka rikthyer pothuajse të gjithë trupën e humorit të dikurshëm, si: Xhevair Zenelin, Muharrem Hoxhën, Suela Konjarin, Natasha Selën; në rol kryesor Bujar Asqeriun.
K.H.