Mbrëmjen e djeshme protestues të PD-së gjuajtën me flakadanë drejt godinës së Kryministrisë.

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka komentuar në rrjetin social Facebook, situatën e krijuar tek çadra e opozitës dhe veprimet e protestuesve.

Ai i është përgjigjur me ironi komentit të një ndjekësi në rrjetin social, i cili i thotë të shkojë nga puna se po i vendosin flakën zyrës, por kryeministri i përgjigjet se ata luajnë me kapsolla.

Komentuesi: Oo figurë shko andej nga puna se i vune flakën ata protestuesit paqësor të viteve 97..Shko u thuaj mos të bëjnë pis atje para zyrës.

Rama: Luajnë me kapsolla ata kur presin vaktin e darkës

Mbrëmjen e djeshme sheshi para çadrës është mbuluar nga tymi, ndërsa simpatizantë të opozitës kanë hedhur fishekzjarrë dhe flakadentë para Kryeministrisë.