Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur punën për të ndërmjetësuar midis palëve politike për zgjidhjen e krizës.
Sipas “Panorama”, lajmin e konfirmojnë burime zyrtare brenda Presidencës. Kështu, mësohet se Presidenti është në kontakt me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Ai është duke punuar për përcaktimin e formatit të dialogut dhe për axhendën, si edhe kohën kur do të mbahet ajo.





