Komediani Charlie Murphy, vëllai i madh i aktorit Eddie Murphy, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje me leuçeminë.
Vdekja e tij u konfirmua të mërkurën nga përfaqësuesi Domenick Nati. Aktori komik ka luajtur në një sërë filmash të njohur dhe zëri i tij ka animuar seritë e The Boondocks.
Së fundmi ai ka luajtur si Marshal Williams në serialin televiziv “Power”. Gjithashtu ka shkruar për Paper Soldiers, Vampire in Brooklyn dhe Norbit.
Figura të njohura të artit kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij.