Menjëherë pas deklaratave të komisionerëve të Bashkimit Evropian, të cilët kërkuan rikthimin e debatit politik në parlament dhe përfundimin e ngritjes së institucioneve të vettingut, ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cli tha se ligji për vettingun do të votohet nga e para pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Opozita i qëndron reformës në drejtësi dhe konsensusit për zbatimin e saj të arritur unanimisht më 22 korrik 2016”, tha Basha, duke shtuar se “Ne kemi votuar dhe do të zbatojmë resormën VETEM sipas formulës Nuland–Hahn dhe jo sipas formulës Rama–Tahiri–Shullazi”, tha Basha në një deklaratë për shtyp. 

Ai tha se pjesë thelbësore e reformës së 22 korrikut ishte edhe dakordësia për miratimin konsensual të shtatë ligjeve të zbatimit të reformës në drejtësi, dakordësi kjo që u shkel nga Edi Rama.

Gjashtë nga këto shtate ligje u kaluan pa konsensus, duke përjashtuar opozitën me qëllimin për të shkatërruar reformën e vërtetë në drejtësi dhe për ta kthyer atë në një fasadë pas së cilës të fshihen të qetë të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët.

Basha tha se “Opozita është pro vettingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vettingun. Ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama nuk ka lidhje me këtë reformë dhe nuk i shërben vettingut, por kapjes së procesit të vettingut për të kapur pastaj gjithë aparatin e drejtësinë. Ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar: një vetting i pavarur. Këtë vetting do të bëjmë në Republikën e Re.” 

Ne do të votojmë nga e para ligjin për vettingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marreveshjes se 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi. Por së pari duhet të bëjmë zgjedhje të lira”, tha kryeopozitari Basha.