PS zyrtarizoi ditë më parë kandidatin e saj, në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë.
Kandidati i PS-së është nënkryetari aktual i bashkisë, Klodjan Shehi, i cili, me të gjitha gjasat, përballë do të ketë inxhinierin e propozuar nga shoqëria civile Maksim Kona.
Për herë të parë Partia Demokratike nuk ka nxjerrë kandidat për zgjedhjet vendore, që vetëm vendore nuk konsiderohen në këtë qytet.
Kandidati i PS-së, Klodjan Shehi, i cili prej katër vitesh është ekonomisti i bashkisë Kavajë, pretendon që të jetë kryetar i bashkisë për të gjithë qytetarët.
Ai thekson se ka marrëdhënie të mira institucionale me të gjitha forcat politike në Kavajë.
Përballë Klodjan Shehit do të jetë kandidati Maksim Kona, inxhinier e ndërtues, i cili pretendon të sjellë ndryshime të mëdha në Kavajë.
Një gjë është e sigurt në këtë qytet, zgjedhjet po afrojnë dhe në 7 Maj gjithçka mund të ndodhë, pas deklaratave të anëtarëve të PD-së se nuk do te lejohet mbajtja e zgjedhjeve.
K.H.





