Fushata elektorale për zgjedhjet e kreut të ri të bashkisë në Kavajë, ka sjellë jo pak debate brenda qytetarëve, të cilët përfaqësojnë kampet e ndryshme politike. Për herë të parë në këtë qytet nuk ka asnjë banderolë, postera apo flamuj partiakë, që të tregojnë se Kavaja është në fushatë elektorale.
Qytetarët e thjeshtë i druhen trazirave që mund të zhvillohen më 7 maj, pasi në qytet është përhapur fjala se zgjedhjet nuk do të mbahen. Për herë të parë Partia Demokratike nuk ka nxjerrë kandidat për në zgjedhje dhe kjo ka bërë që qytetarët të përçahen përsa i përket këtyre votimeve që priten të mbahen. Demokratët mendojnë që nuk duhet të ketë zgjedhje në këtë qytet, por socialistët janë të bindur që do t’i drejtohen kutisë së votimit më 7 maj.
PS zyrtarizoi një ditë më parë kandidatin e saj nënkryetarin aktual të bashkisë Klodjan Shehi, i cili me të gjitha gjasat përballë do të ketë inxhinierin e propozuar nga shoqëria civile Maksim Kona.
Ndjekim deklaratat e qytetarëve kavajas.
K.H.





