Një “incident” është shënuar ditën e sotme pranë çadrës së vendosur poshtë Kryeministrisë, në momentin kur po fliste kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Kjo gjë ka tërhequr padyshim vëmendjen e Bashës, i cili ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar atë “teshtimë”.
“S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, nëse nuk je, plaç dhe mbylle”, tha Basha.





