Në ditën e 51 të protestës kundër qeverisë, opozita vijon të marrë mbështjen e personaliteteve të njohur ndërkombëtar, që kanë mbajtur fjalë në Çadrën e Lirisë, siç është quajtur stenda e madhe e ngritur mes kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit në Tiranë.

Pasditen e kësaj të djele, i pranishëm në cadër ishte ish-kongresmeni amerikan dhe aktualisht lobist në SHBA, Bob McEwen.

Republikani tha  se Presidenca e Donald Trump është në krah të protestuesve të djathtë dhe gjithashtu të gjithë aleatët e vërtetë të Shqipërisë.

McEwen shtoi se SHBA-të janë të shqetësuara për zhvillimet në Shqipëri.

“Ju po bëni atë që duhet të bëni. Ne jemi me ju. Presidenca e Trump ju mbështet”, tha McEwen.