* Për të gjithë të apasionuarit e librit, "Durrës Lajm" sjell titujt e rinj që mund të gjeni në libraritë e qytetit.

"Dje, sot, nesër"- Sophia Loren

Sophia Loren, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Në këtë autobiografi shndërritëse, të gjallë, ajo çtjerr jetën e saj që nga fëmijëria e një vajze të dobët e zeshkane, e më pas, nërininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare. Kjo historia e Loren-it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot, sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur, por e vendosur, që ka vuajtur shumë, ka punuar edhe më shumë, ka dashur me pasion të vërtetë e me doza të lehta ironie. Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta. Ajo na njeh me Marcello Mastroianni-n dhe Cary Grant-in, Charlie Chaplin-in dhe Audrey Hepburnin,e shumë të tjerë.

Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në Hollywood, Cannes dhe Berlin. Gjithmonë ajo na çon edhe pas perdeve, kurreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjysheje, përreth një familjeje të cilën e ka konsideruar gjithmonë, si filmi i saj më i mirë. I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziasmues në historinë e kinemasë, një roman plot me jetë, një ëndërr që një ditë u bë realitet.

"Të ndriturit"- Eleanor Catten

Është viti 1986 dhe i riu Walter Moody vjen për të gjetur fatin e tij në fushat e arit të Zelandës së Re. Në një natë të stuhishme, ai pengohet nga një grup prej 12 banorësh vendas që kishin një takim sekret për të diskutuar rreth një sërë ngjarjesh misterioze: Zhduket një njeri i pasur, një prostitutë përpiqet t’i japë fund jetës së saj dhe zbulohet një pasuri e madhe në shtëpinë e një pijaneci të pafat.

Mody shumë shpejt do të futet brenda misterit: Një rrjet ngjarjesh dhe fatesh është më i ndërlikuar dhe i qëndisur sesa qielli gjatë natës.

Luksi evokon botën e mesit të shekullit të XIX, të transportit, bankave dhe etjes shpërthyese për arin, ku “Të ndriturit” është ndërtuar në mënyrë briliante, duke të ftuar në mënyrë miqësore dhe inteligjente te historia dhe që të mban të mbërthyer në çdo faqe.

"Epika e Yjeve të mëngjesit"- Rudi Erebara

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Diktaturat janë të ndryshme, por grada e mizorisë zakonisht është justifikuar në arsyetimin se dhunën e kanë ushtruar disa njerëz me ushtri ndaj një populli tjetër.

Kjo vërtetohet përgjatë historisë me shekuj, por të mjaftohem me disa shembuj të shek. XX. Lufta e Parë Botërore, Revolucioni Bolshevik, Lufta e Dytë Botërore, luftërat e ndryshme në ish – Jugosllavi etj, si dhe sot janë krime të një populli ndaj një populli tjetër, ose të një feje ndaj një feje tjetër.

Në Shqipëri, komunistët që vranë më shumë se ushtritë pushtuese të Luftës së Parë, të Luftës së Dytë, edhe në kushte paqeje, një popullsi të çarmatosur, ishin shqiptarë. Burgosën me dhjetëra mijëra, internuan me qindra mijëra, shpronësuan me miliona njerëz.

Kjo katastrofë e llahtarshme, kjo llahtari e llahtarosur, do të thoshte poeti Lasgush Poradeci, ka ndodhur në një vend fare të vogël, me një popullsi fare të vogël, nga një ushtri shqiptarësh mbi shqiptarët.

Nuk ishte asnjë dallim fetar, nuk ishte asnjë dallim etnik, nuk ishte asnjë dallim i theksuar politik. Ishte një ushtri kundër civilëve. Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar.