15-vjetori i konkursit “Miss dhe Mister Durrësi 2017” është finalizuar me vendosjen e kurorave të bukurisë tek dy 16-vjeçarë, që jo vetëm janë shpallur si më të bukurit e qytetit bregdetar për këtë vit, por njëkohësisht janë nxënës të dalluar në shkollat respektive.
Greta Jaku, 16 vjeçe, nxënëse në shkollën “Mihal Ekonomi” dhe Klaushen Gjata, bashkëmoshatar i shkollës “Naim Frashëri”, kanë rrëmbyer kurorat e Miss e Mister Durrësit, në një konkurs ku morën pjesë plot 38 konkurentë nga 19 për secilën gjini.
Eventi “Miss dhe Mister Durrësi” është mbajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në një mbrëmje që zgjati për më shumë se 2.5 orë, me pjesëmarrje të gjerë të artdashësve dhe të rinjve që pritën me kuriozitet kurorëzimin e të rinjve fitues të konkursit të bukurisë.
Dy fituesit, pas marrjes së titullit deklaruan se janë jo vetëm të emocionuar për kurorën e fituar, por ndihen dyfish të vlerësuar nga juria dhe publiku.
Ndiqni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë për fituesit dhe konkurentët e tjerë që morën pjesë në këtë spektakël bukurie:
K.H.