25, 26 dhe 27 maj do të jenë datat e fundit që “Martesa” do të vihet në skenën e amfiteatrit romak të Durrësit.

Të gjithë artëdashësit durrsakë kanë mundësi edhe këtë javë për të ndjekur nga afër komedinë e dramaturgut rus, Anton Çehov, i cili çeli sezonin turistik-kulturor për qytetin bregdetar.

Kjo shfaqje e përshtatur nga regjisorja durrsake Driada Dervishi riktheu jetën teatrale më 14 maj, pas muajsh të gjatë ndërprerje për shkak të pandemisë së Covid-19.

Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 0683913813 për të rezervuar biletën e tyre ose të paraqiten pranë teatrit “Aleksandër Moisiu” për informacion më të detajuar.

Në role:

Ivan Vasiljeviç Llomov • Amos Muji Zaharia

Natalia Stepanovna • Adelina Muça

Ivan Ivanoviç Tolkaçov • Gentian Zenelaj

Grigor Stepanoviç Smirnov • Xhejni Fama

Elena Ivanovna Popova • Mimoza Marjanaku

Ana Martinovna • Suela Bako

Sofia Karlovna Gavrilova • Andia Xhunga

Stefan Stepanoviç Çubukov • Gjergj Doçi

Dashenjka • Alesia Xhemalaj

Epaminond Maksimoviç Apllombov • Jaho Guma