Dy shtetas italianë janë vënë nën hetim nga policia, pasi kanë mashtruar pronarin e një hoteli në Tiranë.
Pasi janë akomoduar për më shumë se 10 ditë në një hotel në rrugën “Xhorxhi Martini” në kryeqytet, ata janë larguar pa paguar paratë.
Fillimisht dy italianët G.V. 57 vjeç dhe A.D. 41 vjeç i kanë thënë pronarit të hotelit se do të qëndronin gjatë në Tiranë.
Por më pas ata janë larguar duke i thënë punonjësit të hotelit “se do rikthehemi përsëri në darkë”, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë kurrë.
Policia thotë se kallëzimi është bërë nga pronari i hotelit dhe materialet janë referuar në prokurori për veprën penalë të mashtrimit.





