Uniformat blu të Shkodrës kanë parandaluar këtë të enjte një ngjarje kriminale, duke vënë në pranga një prej personave që do ta kryenin atë.
Bëhet fjalë për një përpjekje për vrasje, që është parandaluar në kohë, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.
Kështu, në pranga ka përfunduar shtetasi Besmir Arrsi, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim 30-vjeçari me inicialet F.G, i cili kishte planifikuar edhe vrasjen.
Shënjestër e atentatit do të ishte një djalë 21-vjeçar, N.P, edhe ky banues në Shkodër.
Gjatë aksionit blic, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Kallashnikov, 1 krehër dhe 15 fishekë.
Sikurse njoftojnë autoritetet lokale, plani për ekzekutimin e 21-vjeçarit, nga hetimet paraprake dyshohet të ketë ardhur për motive të dobëta.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje.
Parandalohet ekzekutimi, kapet një nga autorët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“U trembët nga vezët”- Kapri nga Kuvendi: E keni rrethuar me Polici, edhe pse s’ka protestues aty! Jepni dorëheqjen
Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: U ndikova nga pushteti i kryebashkiakut
“Rinia nuk ka më frikë”- 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, gazeta “Der Standard” jehonë protestës popullore në Shqipëri!
Tragjedi në Indi/ Shembet mali me mbeturina në një impiant, humbin jetën 9 punëtorë





