Dhjetëra fëmijë të shkollave të kërcimit ”Carpe Diem Academi”, kanë marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Durrës.

Jo vetëm të rriturit kanë surprizuar publikun me performancat e tyre, por më së shumti fëmijët e moshave të ndryshme nga 5 deri në 14 vjeç, kanë performuar në gjini të ndryshme kërcimi, duke marrë duartrokitjet e gjata të publikut, i cili kishte tejmbushur sallën e Pallatit të Kulturës. Vogëlushët kanë performuar në këngë dhe në kategori të ndryshme kërcimi si break dance, hip-hop, belly dance, dance klasik, etj.

Prej një viti, kjo shkollë kërcimi ka marrë vëmendjen e shumë prindërve të fëmijëve, për shkak se të gjithë fëmijët e apasionuar pas kërcimit, aty kalojnë orët e tyre të lira, duke u ushtruar por njëkohësisht edhe duke u argëtuar. 

K.H.