* Për të gjithë të apasionuarit e librit, "Durrës Lajm" sjell titujt e rinj që mund të gjeni në libraritë e qytetit.
"Busull"- Mathias Énars
Mathias Énars fitoi me këtë titull çmimin më të njohur në letërsinë franceze, Goncourt (2015).
Njohës i shkëlqyer i orientit, lexuesi shqiptar do ta ketë akoma më interesant këtë roman me faktin që, Mathias Énard, e njeh letërsinë shqipe dhe poetin Naim Frashëri, madje duke e cilësuar këtë të fundit si klasik i ushqyer me modernitet.
"Vidhni si artist"- Austin Kleon
Një guidë frymëzuese drejt kreativitetit në epokën dixhitale, Vidhni si artist paraqet dhjetë parime transformuese të cilat do t'i ndihmojnë lexuesit të zbulojnë anën e tyre artistike dhe të ndërtojnë një jetë më kreative.
Asgjë nuk është origjinale, kështu që përqafoni ndikimet, edukohuni përmes punës së të tjerëve, bëni remix dhe ripërfytyroni që të zbuloni rrugën tuaj. Ndiqni interesat tuaja kudo që t'ju shpien ato – çka mund t'ju duket argëtim, mund të shndërrohet në punën e jetës suaj.
Harrojeni klishenë e vjetër, të shkruani atë që dini: Ndaj, shkruani librin që doni të lexoni, xhironi filmin që doni të shihni. Dhe së fundmi, qëndroni inteligjentë, qëndroni larg borxheve dhe rrezikoni të mërziteni në jetën e përditshme, që të jeni aventurierë dhe guximtarë në imagjinatën dhe punën tuaj.
"Qeni”- Joseph O’neill
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
Kur heroi i paidentifikuar i romanit, një avokat vetësabotues dhe një tip i çuditshëm ekzistencial, e ndien se jeta e tij në Nju – Jork po shkon drejt rrënimit, shfrytëzon një mundësi që i jepet për të shkuar në Dubai, duke pranuar një punë misterioze për një familje tepër të pasur libaneze.
Por, ndërsa nga njëra anë, duke shërbyer si administrator i familjes, i duhet të përballet rregullisht me tekat e çuditshme të vëllezërve Batros, në anën tjetër, ai përndiqet nga një ndjesi faji, që në roman zbulohet përmes një serie të gjatë korrespondence, reale ose të imagjinuar, si mënyra e tij e vetme për të dalë prej këtij kurthi.
"Qeni" është cilësuar nga kritika si një legjendë e paharrueshme e epokës së globalizmit. Ai është një roman i shkruar me elokuencë të spikatuar, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri stilistike. Ndër vlerësime të tjera, romani është dominuar për çmimin "Man Booker".
R.O.